Ekonomia

Reshjet e mbara, Shqipëria siguron energjinë e vitit 2016

Baseni i Fierzës po kalon muajin e parë të verës me rezervën maksimale të energjisë. Kuotat në liqen sipas verifikimeve në terren janë në fashën maksimale te rezervarit duke premtuar kështu një prodhim vendas të energjisë stabël deri në fund të vitit. Rezerva hidrike duket se është favorizuar nga reshjet e mbara në këtë fillimverë.

Bazuar në këtë ecuri Korporata Elektroenergjitike Shqiptare i ka bazuar treguesit mujore të prodhimit të energjisë elektrike për prurje me 75% siguri.
Parashikimi sipas KESH është i lidhur me shfrytëzimin optimal të burimeve hidrike, që sigurohet nga mbajtja e nivele optimale në liqenin e Fierzës dhe ruajtja e rezervës hidrike.

Mbështetur edhe nga reshjet e prishtme, KESH parashikon që niveli i Fierzës në dhjetor të vitit 2016 të jetë 280 metër. Korporata bën me dije se HEC Koman është në fazë rehabilitimi në kuadër të projektit të sigurisë së digave, proces që pritet të zgjasë deri në vitin 2017. Sipas skedulit të zbatimit të projektit, HEC Koman do të jetë në operim me një agregat më pak gjatë kësaj periudhe.

Si pasojë e këtyre zhvillimeve KESH ka parashikuar që prodhimi bruto i energjisë elektrike për periudhën korrik -31dhjetor 2016 është parashikuar të jetë në 1,689 Gwh.
Gjithsesi prodhimi total i energjisë këtë vit pritet të jetë 7% më i ulët se i një viti më parë.
Kesh ka njoftuar se, për shkak se ne kushtet e prurjeve të mëdha ( 4-5 here ne vit ne një mesatare kohëzgjatje prej 7-10 dite), prodhimi vendas i energjisë elektrike përmbush dhe tejkalon kërkesën e brendshme për konsum, KESH është i detyruar te shesë sasinë e tepërt te energjisë se prodhuar ne kushtet e prurjeve të mëdha ne tregun e parregulluar nëpërmjet procedurës se shitjes si miratuar nga ERE.

Por, duke pasur parasysh karakteristikat specifike te tregut (sasi e lartë e energjisë elektrike te prodhuar ne rajon), ne kohen kur procedura e shitjes është e nevojshme (prurje te mëdha), çmimet e shitjes te arritura nga KESH-i janë te ulëta dhe ne disa raste shume me e ulet se sa kostoja e prodhimit.
Nëpërmjet këtij procesi KESH synon te maksimizoje prodhimin e energjisë elektrike nga kaskada dhe te optimizoje përdorimin e prurjeve për prodhim duke evituar shkarkimet e ujit pa prodhuar energji elektrike;

Për shkak të kësaj situatë KESH po shqyrton mundësitë për të siguruar vlerë të shtuar të energjisë së prodhuar në kushtet e prurjeve të mëdha duke e depozituar atë pranë një operatori tjetër dhe duke e marrë në një periudhe të mëvonshme te vitit në të cilën KESH mund ta përdorë atë më qëllim përmbushjen e detyrimeve kontraktore dhe detyrimeve që rrjedhin për shërbim publik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button