Kronika

Vrasja e trefishtë në Tiranë, “arrest me burg” shtetasit italian

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë paraditen e së shtunës masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj shtetasit italian Salvatore Letizzia, pjesëmarrës në vrasjen e trefishtë të ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Tiranë.

Nga informacionet e fundit mësohet se Letizzia në seancën gjyqësore ka refuzuar të japë shpjegime mbi ngjarjen që tronditi kryeqytetin.

Konkretisht, shtetasi italian, i dyshuar si vrasës me pagesë, akuzohet për vrasjen e Mentor Doçit, fotoja e të cilit iu gjet në zotërim pas ngjarjes.

I arrestuar pak momente më vonë, ai deklaroi para hetuesve se kishte qëlluar në ajër dhe jo ndaj personave.

Por Salvatore Letizia rezulton se është dhe anëtar i Camorras në Itali. 34 vjeç nga Napoli, me disa preçedentë penalë për trafik armësh dhe droge, dyshohet që në Tiranë ai të ketë mbërritur me misionin e vrasësit me pagesë.

Prishja e pazareve te drogës dhe një vrasje e ndodhur në Holandë para një muaji dyshohet se janë shkaqet e përplasjes me armë mes bandave në bulevardin “Zogu i Parë”, më 27 maj 2015.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button