Kronika

Sherri në Hamallaj, AMP arreston gardistin që qëlloi me armë zjarri

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka arrestuar gardistin i cili u përfshi në ngjarjen e regjistruar këtë të diel (30 korrik) në Hamallaj, ku dy familje u konfliktuan me njëra-tjetrën. Nëpërmjet një njoftimi, AMP bën me dije se gardisti, 50-vjçari Martin Nikolli, akuzohet për veprat penale “Kanosje”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prishje e qetësisë publike”.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor M. N., pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme. Veprimet procedurale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit M. N., 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e sotëm në lagjen Hidrovori, kur Martin Nikolli së bashku me vëllezërit e tij u kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta, anëtarë të familjes Kaçi. Gjatë konfliktit, punonjësi i gardës ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Për pasojë ai u përjashtua nga radhët e Gardës së Republikës nga Ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Prej përplasjes së dhunshme janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka përfunduar në spitalin rajonal të Durrësit. Ndërkohë, është arrestuar Alfred Nikolli, teksa janë shoqëruar dhe dy personat e tjerë të përfshirë në ngjarje, Petrit e Arben Nikolli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button