Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë, një i vdekur dhe dy të plagosur

Një i vdekur dhe dy të plagosur është bilanci i një aksidenti tragjik të ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën e vjetër në Bërzhitë të Tiranës. Burime zyrtare të policisë bëjnë të ditur se automjeti tip Volksvagen Polo me targë AA 521 JM ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka humbur jetën M. Gj, 23 vjeç dhe janë plagosur A. N dhe E. T. Në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja, të cilët kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button