Rajoni

HRW: SHBA t’i bëjnë presion Serbisë për krimet e luftës

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, Human Rights Watch këmbëngul se Shtetet e Bashkuara mund të luajnë një rol thelbësor në nxitjen e autoriteteve serbe për të trajtuar shqetësimet serioze dhe të vazhdueshme për të drejtat e njeriut.

Kërkesa drejtuar zëvendëspresidentit amerikan, Joe Biden, u bë në prag të vizitës së kryeministrit serb Aleksandar Vuçiç në Uashington.

Në një letër të nënshkruar nga Hugh Williamson, drejtor i kësaj organizate për Evropën dhe Azinë, tërhiqet vëmendja në mosndëshkimin e krimeve të luftës.

“Ndjekja e këtyre krimeve në Serbi është penguar nga mungesa e vullnetit politik, mekanizmave të dobët për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe në atë që duket të jetë mbrojtje e zyrtarëve të lartë të përfshirë në krime të rënda”, thuhet në letër.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button