Politika

Basha: Drafti në Kuvend, provokim. Djegim mandatet po u trafikuan deputetë

Partia Demokratike e lexon si provokim të maxhorancës vendimin për të dërguar në Kuvend për miratim draftin e reformës në drejtësi dhe i druhet mundësisë që ky draft mund të marrë vota edhe prej radhëve të saj.

Lulzim Basha reagoi të shtunën përmes një deklarate shpërndarë për mediat. Ai thotë se kjo do të përshkallëzojë krizën dhe tensionin shoqëror në vend.

“Dërgimi në Kuvend i draftit të njëanshëm për ndryshimet kushtetuese, është një akt i ulët provokimi dhe një përshkallëzim i krizës dhe tensionit shoqëror në vend”, deklaron Basha.

Sipas opozitës, objektivi i Ramës është kapja e drejtësisë dhe sigurimi i paprekshmërisë për të.

“Kjo manovër do të dështojë me turp”, thotë Basha.

Kreu i demokratëve ripërsëriti qëndrimin se shprehur edhe më herët nga opozita, se nëse ka rrjedhje votash nga radhët e saj, atëherë do të djegin mandatet në grup.

“Çdo përpjekje për të trafikuar qoftë edhe një mandat të vetëm opozitar me paratë e pista të drogës dhe krimit qeveritar, do të rezultojë në djegien e mandateve opozitare si hapi i parë drejt përvëlimit të Parlamentit ilegjitim”, thuhet në deklaratë.

Sipas Bashës,  kjo do të jetë edhe përgjigjia e merituar e popullit ndaj qeverisë që i ka hapur luftë atij. Për opozitën ka vetëm një mënyrë që të kalojë reforma në drejtësi.

“Rruga e vetme për një reformë në drejtësi, që ndëshkon dhe nuk mbron krimin dhe korrupsionin, është zbatimi i plotë i rekomandimit 88 të Komisionit të Venecias’, shprehet Basha.

Related Articles

Nje koment

  1. SHqipteret, presin me padurim miratimin e rreformes, se eshte kooruptimi dhe degjerimi i saj qe vendi yne eshte ne ate gjendje. Kemi fatin e madh qe investimin monetare dhe asistencen teknike e kane bere nderkombetaret me SHBA, dhe BE, SHtete, keto qe duan qe edhe vendi yne te prosperoi dhe te forcoje shtetin ligjor dhe demokracine. Pore cudia e madhe eshte se kete se deshiron Sali Berisha i cili kerkon te ruaj statukone dhe sundimin qe ka patur mbi drejtesine, sepse eshte ky moster qe e katandisi drejtesine ne kete gjendje, sepse eshte autori kryesor qe ka emeruar tere kupolen e drejtesise ne ato ende qe jane sote. Prandaj leh si qen i terbuar perdite qe te mose preket drejtesia, per ete del me lli lloi, teorish, duke interptuar nenin 88 simbas interesit te tje partiak, ndryshe nga interesi qe duan shqiptaret. SHikoni thirjet fashiste te tije ere pase here, shikoni presjoni qe po u ben deputeteve te PD, te mosevotojne rreformen, shikoni paralajmerimin ogorzi per djegje mandatesh, me qellim futjen e vendit ne krize politike, qellimi te rrezojne qeverine dhe te krijojne trazira, sepse keshtu mendojne te marin pushtetin, sedine te gjoret se po u bene zgjedhje te parakohshme, populli doti ndeshkoi aq keq sa sua mere mendja, sepse 95 perqind e shqiptareve duan te behet rreforma se u ka ardhur e aje te hudes nga keta bastarde te kooruptuar. Nese doth djegja e mandateve, kjo eshte cmenduri, pore dote deshkohen keq dhe do mbeten vetem si simbol. Deputetet e PD, DUHET TE DEGJOJNE THITRJET E DERKOMBETAREVE DHE JO TE SALI BERISHES DHE ZEDHENESIT TE TIJE LULEZIM BASHES, PER MOSEVOTIMIN E RREFORMES, PORE TE DEGJOJNE DESHIREN E QYTETAREVE SHQIPTARE DHE THIRJEN E NERKOMBETAREVE , PER TE VENE INTERESAT E POPULLIT QE DO RREFORMEN E DREJTESI DHE KERKESEN E DERKMBEAREVE PER TA VOTUAR DRAFTIN AKTUAL TE RREFORMES. VETEM KESHTU DOTE FORCOHET SHTETI LIGJOR, DEMOKRACIA, HE INTEGRIMI S ME SHPEJTE I VENDIT DREJTE BE.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button