Kronika

Gjosha: Mbështetje iniciativave kundër dhunës në familje

“Jo Dhunës në Familje” – Me këtë tematikë nxënësit e gjimnazit “Ismail Qemali” në kryeqytet, sollën ekspozitën e tyre në Ministrinë e Integrimit Europian.

Nën kujdesin e veçantë të Ministres, Klajda Gjosha, e cila ka në patronazh këtë shkollë, pikturat e nxënësve përcollën mesazhe të solidaritetit, respektimit të të drejtave të njeriut.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përveç dhjetëra nxënësve edhe nënKryetari i Bashkisë së Tiranës, Andi Seferi, drejtoresha e shkollës dhe mësues që u kujdesën për përgatitjen e kësaj ekspozite, e cila vjen në kuadër të 16 Ditëve Portokalli për rritjen e sensibilizimit ndaj fenomenit të Dhunës në Familje.

“Unë jam shumë e kënaqur dhe e emocionuar që si ish-nxënëse e Ismail Qemalit, sot mirëpres këtë grup nxënësish të talentuar në Ministrinë e Integrimit, ku na japin kënaqësinë e kësaj ekspozite, me këto piktura të mrekullueshme, të realizuara me një tematikë kaq aktuale sa është ajo e Dhunës në Familje”, u shpreh Ministrja Gjosha.

ekspozita-2Ministrja theksoi se ky është mesazhi më i mirë që mund të merret sot për çdo familje shqiptare. “Janë pikërisht këta të rinj, që sot na ftojnë për më shumë sensibilizim me pikturat e tyre. Nëpërmjet jush, artit tuaj, ne sot shkojmë në çdo familje shqiptare, për më shumë solidaritet e dashuri, respekt të lirisë së tjetrit”, tha Ministrja Gjosha.

Ministrja së bashku me Nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës ofruan mbështetje maksimale për iniciativa të tilla, që përfshijnë të rinjtë, duke na bërë të gjithëve më të ndjeshëm ndaj fenomeneve sociale.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button