Kronika

Tiranë, maskat grabisin automjetin pranë aeroportit të Rinasit

Persona të maskuar dhe të armatosur kanë grabitur paraditen e së hënës një automjet në një zonë pranë aeroportit të Rinasit.

Burime policore zyrtare bëjnë të ditur se, nën kërcënimin e armëve grabitësit kanë zbritur nga makina drejtuesin dhe janë larguar me mjetin e tij.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe pas dëshmisë së marrë nga drejtuesit i makinës është vënë në kërkim të autorëve të grabitjes, shtojnë burimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button