Bota

Kinë-Rusi, ngushtimi i lidhjes midis Azisë dhe Europës

KineKryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping dhe homologu i tij rus Vladmir Putin arritën një konsensus të gjerë mbi lidhjen e nismës së Kinës së “Rrugës së Mëndafshit” me atë të Rusisë për një Bashkim Ekonomik Euro-Aziatik. Takimi i zhvilluar në qytetin Ufa të Rusisë është i dyti brenda dy muajve të fundit midis liderëve të të dy vendeve, para samitit vjetor të vendeve anëtare të BRICS-it dhe të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait. Sipas Xi Jinpingut, rezultate të dukshme janë arritur në disa fusha të reja të bashkëpunimit për nxitjen e lidhjes Azi-Europë. Siç mësohet, presidentët e Kinës dhe të Rusisë arritën konsensus mbi bashkëpunimin dhe disa projekte të tjera, duke rënë dakord që Organizata e Bashkëpunimit të Shangait do të jetë “platforma e parë” për zbatimin e projekteve. Gjatë qëndrimit në Ufa, të mërkurën, presidenti Xi Jinping u takua edhe me kreyministrin indian Narendra Modi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button