Kosova

Kurti: ‘Luftë’ brenda PDK-së, Veseli dëshpërueshëm tenton të bëhet kryeministër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, gjatë deklaratave të cilat i ka bërë sot në foltoren e Kuvendit të Kosovës, ka folur për raportin konfidenacial të EULEX, i cili tashmë është publikuar në media. Ai ka theksuar se “raporti konfidenacial I EULEX-it tregon se zyrtarët e lartë të këtij misioni janë të lidhur me zyrtarët shtetëror (me zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës – PDK)”.

Sipas tij, themelimi i Gjykatës Speciale dhe dënimi i Grupit të Drenicës janë të komprementuara.

“Ky raport tregon edhe për luftën e fuqishme që po ndodh brenda PDK-së. Në këtë raport rezulton se PDK-ja kërkon kontroll të plotë dhe kërkon që të shpëtojë nga kapacitet hetuese të EULEX. PDK-ja synon që të shkojë në zgjedhje parlamentare në fund të viti 2015. Sipas po këtij raporti, kjo parti synon që të ketë ndikim në emrat e të akuzuarve në Gjykatën Speciale. Hashim Thaçi planifikon që të bëhet president i Kosovës, në mënyrë që të qëndrojë me një anë nga themelimi i Gjykatës Speciale. Në anën tjetër, Kadri Veseli dëshpërueshëm tenton që të bëhet kryeministër, dhe do ta sulmojë vazhdueshëm ministrin e drejtësisë, Hajredin Kuçi. Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi po tentojnë të marrin kredi për ta liruar grupin e Drenicës për të fituar vota pastaj. Më nuk ka interesa partiake ose grupore, por vetëm interesa personale”, ka deklaruar Kurti.

Pas këtyre deklaratave është kundërpërgjigjur, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ka theksuar se konstatimet e Kurtit, janë poezi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button