Tiranë 23°C · Pjesërisht vranët 14 April 2026
S&P 500 6,921 ▲0.5%
DOW 48,357 ▲0.29%
NASDAQ 23,425 ▲1.04%
NAFTA 95.38 ▼3.73%
ARI 4,817 ▲1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
₿ CRYPTO
BTC $75,168 ▲ +5.03% ETH $2,389 ▲ +8.17% XRP $1.3869 ▲ +3.58% SOL $86.8900 ▲ +4.12%
S&P 500 6,921 ▲0.5 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,425 ▲1.04 % NAFTA 95.38 ▼3.73 % ARI 4,817 ▲1.03 % S&P 500 6,921 ▲0.5 % DOW 48,357 ▲0.29 % NASDAQ 23,425 ▲1.04 % NAFTA 95.38 ▼3.73 % ARI 4,817 ▲1.03 %
EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202 EUR/USD 1.1735 EUR/GBP 0.8706 EUR/CHF 0.9226 EUR/ALL 95.6426 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2768 EUR/TRY 52.4575 EUR/JPY 187.11 EUR/CAD 1.6202
14 Apr 2026
Breaking
Kosova

Konfirmohet vazhdimi i mbështetjes nga OSBE-ja për dialogun e brendshëm parlamentar

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim Përfaqësuesin Special të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së për Evropën Juglindore, Roberto Batelli, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori Jean-Claude Schlumberger.

Sipas një njoftimi, kryetari Veseli dhe Batelli biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për rolin dhe kontributin e OSBE-së në ndërtimin e institucioneve demokratike të Kosovës, për bashkëpunimin reciprok dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të tij.

“Duke konfirmuar vazhdimin e mbështetjes nga ana e OSBE-së për dialogun e brendshëm parlamentar dhe bashkëpunimin ndërparlamentar, Roberto Batelli çmoi të arriturat dhe zhvillimet pozitive në vendin tonë, me theks të veçantë, ato që lidhen me të drejtat e komuniteteve pakicë. Kryetari Veseli, ndërkaq, shprehu kënaqësinë për nivelin e lartë të bashkëpunimit ndërmjet subjekteve politike në Kuvendin e Kosovës, por edhe për marrëdhëniet e mira me parlamentet e tjera rajonale”, thuhet në njoftim.

Më tej shtohet se kreu i Kuvendit theksoi se transparenca dhe qasja e qytetarëve në punën e Kuvendit janë vlera të cilat duhet kultivuar dhe avancuar më tej, duke e bërë punën e legjislativit sa më te prekshme për publikun.

Gjithashtu theksohet se kryetari Veseli foli edhe për angazhimet e institucioneve për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

“Mirëqenia ekonomike është thelbësore për të gjithë qytetarët e Kosovës, prandaj mbetet prioritet jo vetëm i Kuvendit, por i të gjitha institucionet e vendit, duke i çuar përpara projektet e kësaj natyre”, citohet të ketë thënë kryetari Veseli.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.