Ekonomia

Ibrahimaj: Ecuri pozitive e ekonomisë, të ardhurat rritje me 44 miliardë lekë

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se ekonomia po vijon perfomancën pozitive, teksa theksoi se të ardhurat për 7-mujorin rezultuan 44 miliardë lekë më të larta se në të njëjtën periudhë të vitit 2022.

“Vijon ecuria pozitive e ekonomisë. Të ardhurat totale për 7-mujorin e vitit 2023 u realizuan në masën 372 miliardë lekë ose 103 % të planit të të njëjtës periudhë. Krahasuar me periudhën janar – korrik të një viti më parë të adhurat u rritën me 44 miliardë lekë ose 13.6 % më shumë”, bëri të ditur ministrja.

Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, për 7-mujorin e vitit 2023, arritën në rreth 326.5 miliardë lekë, me një realizim 91 % të planit të të njëjtës periudhë.

Krahasuar me vitin 2022, shpenzimet e përgjithshme publike rezultojnë 4.6 % më të larta ose rreth 14.2 miliardë lekë më shumë.

Niveli i suficitit për periudhën 7-mujore të vitit 2023 rezultoi në rreth 45.46 miliardë lekë nga rreth 1.38 miliardë lekë suficit i planifikuar. në të njëjtën periudhë të një viti më parë, niveli i suficitit rezultonte në masën 15 miliardë lekë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button