Kronika

Tom Doshi dhe Durim Bami përballen për herë të dytë në prokurori

Tom Doshi dhe Durim Bami janë vënë sërish përballë njëri tjetrit në Prokurorin e Krimeve të Rënda ku gjenden që prej orës 09:00 të mëngjesit.

doshi3Një ditë më parë, dy protagonistët e ngjarjes që ka mbërthyer opinionin publik prej 12 ditësh, u ballafaquan për më tepër se 9 orë ne prokurori. Grupi i hetimit i ka ulur ata përballë njëri-tjetrit, ku jo vetëm ka pasur pyetje-përgjigje, por Doshi dhe Bami janë lënë edhe vetëm, sipas teknikave special të hetimit.
Sipas burimeve jozyrtare, Doshi dhe Bami kanë mbajtur të pandryshuara qëndrimet e shprehura më parë, ku Doshi pretendon se Bami është paguar për vrarë, ndërsa ky i fundit këmbëngul se e gjitha është një farsë e sajuar nga deputeti shkodran.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button