Kronika

AMA dhe Këshilli i Medias lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Autoriteti i Mediave Audiovizive në kuadrin e ndërtimit të një marrëdhënie bashkëpunimi me gazetarët, median dhe gjithë tregun audioviziv në Shqipëri me qëllim zhvillimin e një media të pavarur, pluraliste dhe profesionale, së bashku me Këshillin e Medias kane nënshkruar  marrëveshjen e bashkëpunimit midis tyre. Kjo marrëveshje është në funksion të ndërtimit të urave lidhëse midis këtyre dy organizmave dhe ka si synim final pluralizmin e medias, demokracinë e saj dhe ruajtjen e standardit të mediave audiovizive informative, kulturore dhe promovuese të vlerave.

Kryetari i Autoritetit të Mediave Audiovizive, Gentian Sala dhe Kryetari i Shoqatës “Këshilli i Medias”, Koloreto Cukali nënshkruan marrëveshjen e parë midis tyre. Kjo marrëveshje do të thjeshtojë shkëmbimin e informacionit mes palëve, do t’i hapë rrugë publikimeve si edhe do të forcojë rolin e gazetarit në tregun e sotëm audioviziv.

AMA dhe Këshilli i Medias lidhin marrëveshje bashkëpunimi

AMA dhe Këshilli i Medias lidhin marrëveshje bashkëpunimi

Kjo marrëveshje është në funksion të njohjes së veprimtarisë së AMA-s dhe për qëllime studimore, shkëmbimin e informacionit dhe të publikimeve mes palëve si dhe bashkëpunimin, për çështje të etikës, vlerësimit dhe analizës së përmbajtjeve të transmetuara etj.

Këshilli i Medias është një organizim i pavarur i gazetarëve shqiptarë që ka si qëllim rritjen e standardit profesional të gazetarisë përmes nxitjes së respektimit të Kodit të Etikës së Medias nga organizatat e shtypit, medias audiovizive dhe atyre të internetit në vend.

Sala theksoi se të gjithë e dimë, që media dhe në veçanti televizioni është një ndër faktorët kryesore që ndikon në formimin e qytetarit. Ndaj bie dyfish përgjegjësia ndaj organizmave për të ndërtuar një media ku të respektohen parimet e etikës, liria e shprehjes, si edhe pluralizmit.

IMG_342111-300x200Ky fokus në strategjinë e AMA-s, përballë OSHMA-ve, gazetarëve, përfaqësuesve të medias, ka si qëllimin formimin e një medie të pavarur dhe cilësore, ku AMA ushtron aktivitetin e saj, jo vetëm si institucion rregullues por edhe si promovuese e vlerave.

Në këtë aktivitet ishin pjesëmarrës themeluesit e Këshillit të Medias, përfaqësues nga Autoriteti i Mediave Audiovizive si dhe gazetarë të mirënjohur të cilët kanë interes në fushën e mediave dhe gazetarisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button