Rajoni

Tërhiqet Presidenti serb: Nuk do të ketë luftë në Ballkan

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç është tërhequr nga deklaratat e pak ditëve më parë për luftë në Ballkan.

Nikoliç kërcënoi me dërgimin e ushtrisë serbe në Kosovë, por në Lisbonë ku ndodhet për vizitë, sikur raporton ‘Danas’ ai deklaron se nuk do të ketë luftë të re në Ballkan.

“Është e pamundur që është të nisin një luftë të re në Ballkan, pasi është e pamundur të gjenden politikanë që duan luftë.

Serbia po zhvillon bisedime me shqiptarët me qëllim që jeta në Kosovë të jetë e sigurt për të gjithë qytetarët”, deklaroi ai.

Megjithatë ai nuk heq dorë nga provokimet, teksa duke iu rikthyer çështjes së trenit ilegal serb, tha se prania e forcave të Kosovës në kufi me Serbinë ishte sinjal se shqiptarët janë gati për luftë.

Kujtojmë që pak ditë më parë Nikoliç tha se ishte i gatshëm që të shkonte në luftë në Kosovë së bashku me dy djemtë e tij nëse do të ishte e nevojshme për të mbrojtur jetën e serbëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button