Ekonomia

Klosi: Qeveria, vendim për dokumentimin e kontributeve shoqërore

Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi ka deklaruar këtë të enjte se, një ditë më parë qeveria ka miratuar vendimin për llogaritjen e pensioneve për qytetarët, që parashikon dokumentimin e kontributeve të tyre.

“Qeveria miratoi propozimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale për zgjidhjen e një problematike madhore, disavjeçare e të kthyer në gangrenë për qytetarët që aplikojnë për daljen në pension”, ka deklaruar Klosi.

Ai ka thënë se, “vendimi zgjidh përfundimisht problemin madhor të viteve të padokumentuara të kontributeve shoqërore për mijëra e miëjra qytetarë”.

“Ky vendim lidhet me njohjen e viteve të punës, që për arsye nga më të ndryshmet nuk kanë qenë të dokumentuara. Për vite me radhë ka patur me mijëra ankesa nga qytetarët që nuk kanë marrë dot pensionet që u takonin në bazë të kontributeve”, ka thënë Klosi.

Sipas tij, “vendimi i kaluar dje për çështje të dokumentimit të sigurimit dhe vjetërsisë në punë për efekt pensioni sjell ndryshime thelbësore në mënyrën se si trajtohen shqiptarët, që për faj të administratës publike kanë vuajtur për vite me radhë”.

“Ligji përfshin qytetarët që kanë punuar në ish-ndërmarrje apo ish-kooperativa bujqësore para datës 1 janar vitit 1994”, ka saktësuar Klosi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button