Kronika

8 vite burg pedofilit shqiptar, joshte me para të miturit, pasi i dehte i përdhunonte

Një 40-vjeçar shqiptar i akuzuar për përdhunimin e dhjetëra të miturve është dënuar dje me 8 vite burg nga drejtësia italiane.

Shqiptari u akuzua se në vitin 2014 ka përdhunuar dhjetëra fëmijë të moshës 13-16 vjeç. Sipas medias italiane dënimi me tetë vite burg iu dha nga gjykata e Ankonas.

40-vjeçar shqiptari i papunë, i identifikuar si Ulian Hasa, ka abuzuar seksualisht me tetë djem mes të janarit dhe gushtit 2014. Viktimat ishin të moshës në mes 13 dhe 16 vjeç, banorë në një lagje në periferi të Fano-s, shkruajnë mediat italiane.

Shqiptari pasi joshte djemtë i ftonte ta ndiqnin në një shtëpi të braktisur në fshatin Roncosambaccio. Në atë banesë, që i përket një çifti të moshuarish pa lidhje me ngjarjen, 40-vjeçari futej ilegalisht.

E pasi i dehte me vodka të miturit, shqiptari abuzonte me ta seksualisht.

Sipas mediave italiane Hasa është i martuar dhe ka një fëmijë.

Policia italiane tha se pedofili gjithashtu përdorte rrjetet sociale, ku ishte regjistruar me dy profile, një legjitim dhe tjerin të rreme, ku gjente viktimën e rradhës. Mësohet se viktimat e tij e thërrisnin “Giulio”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button