Maqedonia

BDI nuk e përkrah protestën e ”Këshillit Opozitar” sot në Shkup

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk e përkrah protestën e ”Këshillit Opozitar” të organizuara sot në Shkup nga ora 17.30.

“Nuk mund të përkrahim keqpërdorimin e datave të caktuara me rëndësi historike, siç është 9 Maji – Dita e Evropës, dhe jemi kundër keqpërdorimit të fatkeqësisë së atyre që pësuan në Kumanovë më 9 maj të vitit të kaluar. Shqetësimi ynë është se me këtë rast, për përfitime të ulëta politike, subjekte të caktuara parapolitike, pa kurrfarë përgjegjësie, dhe pa kurrfarë adrese, thirrin popullin në protesta, të cilat nuk dihet në mulli të kujt e shpien ujin”, thuhet në njoftimin e BDI-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button