Kronika

“Shullazi”, Tahiri: Nuk ka përplasje mes policisë dhe prokurorisë

Ministri i Brendshëm Saikmir Tahiri ka përgënjeshtruar zërat për një përplasje të mundshme mes prokurorisë dhe policisë për arrestimin e Emiljano Shullazit.

“Unë nuk di gjë të ketë një përplasje të tillë dhe anasjelltas. Kemi dhënë prova që dimë të bashkëpunojnë për të vënë para drejtësisë ata që shkelin ligjit, – u shpreh Tahiri. – Çështja “Shullazi”? Kjo është një fabulë për publikun. Bashkëpunimi mes nesh është mjaftueshmërisht i mirë. As Shullazi dhe asnjë tjetër nuk është mbi policinë e shtetit. Policia e shtetit është e para që ka bërë detyrën një më një duke respektuar çdo kriter ligjor. Nuk kam ndër mend me akuzat e Shqup-it”

Sipas Tahirit, “opozita do ta kishte lidhur çështjen e “Shullazit” me çdo ministër të Brendshëm. Shullazi është i barabartë përpara si ligjit si çdo qytetar i këtij vendi. Arrestimi i tij tregon se nuk ka asnjë që vepron mbi ligjin. SHQUP-i të flasë për çështjen e Xhelal Mziut (kryebashkiak i Kamzës), i cili është i dënuar nga gjykata”.

Këto deklarata Tahiri i bëri gjatë përurimit të zyrës së shërbimit të komisariatit numër 5 në Kamzë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button