Kronika

Vendimi i qeverisë, konfiskim dhe burg për taksitë pa licencë

Makinat e përdorura nuk do të mund të shiten në Shqipëri, nëse më parë tregtari nuk e ka regjistruar në emrin e tij. Këshilli i Ministrave ka vendosur që të ndryshojë dhe ligjin mbi ndryshimin e pronësisë, duke saktësuar se të gjithë ata persona që nuk do ta regjistrojnë automjetin pas hyrjes në kufirin shqiptar do të përballen me ndëshkim që shkon nga gjobë deri në dy vite burg.

Madje si masë është propozuar që një person të ketë të drejtën të importojë në Shqipëri jo më shumë se dy automjete. Në rast të kundërt, do të duhet të regjistrohet si biznes. Po ashtu, një tjetër ndryshim do të jetë dhe bllokimi i shitblerjeve që në nënshkrimin e kontratës të noterit. Këta të fundit nuk do të lejohet të firmosin shitjen e një automjeti nëse shitësi nuk disponon lejen e qarkullimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button