Kronika

Durrës, mjeti përplas për vdekje 70-vjeçarin; shoqërohet drejtuesi

Një aksident me vdekje ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Arameras të Durrësit. Burime nga policia raportojnë se ngjarja e rëndë është regjistruar  rreth orës 11:00,  ku mjeti tip Benz  me targa AA 191 MJ, me drejtues shtetasin Alban Kullaj, 19 vjeç, ka aksidentuar shtetasin këmbësor L.K. 70 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Për pasojë, shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë.  Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e  policisë. Efektivat e Policisë vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button