Ekonomia

Cani: Mbledhja e TVSH-së do të jepet me koncension

Mbledhja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) do të kryhet nga një kompani private. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave Shkëlqim Cani gjatë një takimi informal që zhvilloi sot me përfaqësues të mediave.

Ministri Cani tha se kompania do të përzgjidhet përmes një tenderi ndërkombëtar, ndërsa siguroi se ka pasur një interes të madh nga kompani të huaja për marrjen e këtij shërbimi me koncension.

Ai po ashtu bëri të ditur se koncensioni do të jetë 10 vjeçar. Sipas Canit, financat kërkojnë në këtë fazë ku ndodhemi një sistem të ri të mbledhjes së TVSH-së, dhe dhënia me koncension është parë e favorshme.” Dhënia me koncension e këtij shërbimi do të ndihmojë në luftën kundër evazionit”, deklaroi Cani.

Ndërkohë detajet e ndërtimit të sistemit të ri i sqaroi zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj. Beqiraj tha se ka probleme me deklarimin e TVSH-së, pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale. Probleme, sipas saj, ka dhe me evidentimin e transaksioneve, por edhe në gjurmimin e produkteve nga dogana tek konsumatori.

Zv/ministrja Beqiraj tha se ndërtimi i gjithë sistemit të ri do të bëhet nga privati, ndërsa pagesa për ngritjen e këtij sistemi do të bëhet sipas një formule që do të vendoset në bazë të performancës së të ardhurave. Sipas saj, kompania private që do të marrë me koncension këtë shërbim do të shpërblehet me një përqindje mbi të ardhurat shtesë të realizuara mbi nivelin 11 për qind të rritjes vjetore. Kjo pasi ritmi i rritjes së të ardhurave tatimore nga vet administrata tatimore llogaritet 11 %.

“Ne kemi kërkuar në termat e referencës që sistemi i ri të ofrojë raportim në kohë reale të çdo transaksioni. Do të përdoren faturat elektronike për procesin e gjurmimit për çdo mall. Faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale nga bizneset, ndaj dhe është i detyrueshëm vendosja e këtij sistemi”, deklaroi Beqiraj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button