Kosova

Kelani: 8 mijë protestues, 14 të lënduar, tetë policë, dy qytetarë dhe dy gazetarë

wwwwwwwwwwwwwwwZëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani në një konferencë për media ka treguar se si ka rrjedhur protesta e opozitës sot në Prishtinë. Ai fillimisht ka treguar se Policia nuk e ka penguar ardhjen e protestuesve në tubim. Kelani ka thënë se eskalimi i situatës ka ardhur pas protestuesit kanë gjuajtur ne drejtim te qeverisë.

“Policia gjatë tere kohës ka qëndruar e tërhequr. Nuk ka provokuar situatën në asnjë rast”, ka thënë Kelani. Ai ka treguar se Policia u kë bërë thirrje protestuesve që të mos hedhin gjësende në drejtim të objekteve qeveritare.  Kelani ka thënë se pas kësaj situate Policia është detyruar reagoj.

“Në kemi përdorur gazin në mënyre që të largohen protestuesit dhe të ndalet hedhja e gjerave ne drejtim te qeverisë”. Kelani ka thënë se si pasoj e hedhjes se gjerave të forta nga opozita ka pasur edhe lëndime.

“Janë lënduar tetë policë, dy qytetarë dhe dy gazetarë”, ka thënë Kelani. Ai ka treguar se deri tani janë arrestuar 24 protestues.

Ndërkohë Baki Kelani, ka thënë se në bazë të numërimit preliminar, në protestën e sotme kanë marrë pjesë rreth 8 mijë qytetarë.Për dallim prej tij, Vetëvendosje ka thënë se në protestë ishin afër 100 mijë qytetarë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button