Kronika

Debate Tahiri-Noka në komisionin e sigurisë

Raportimi i ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në komisionin e Sigurisë është shoqëruar me debate të forta mes tij dhe deputetit të opozitës Flamur Nokës.

Teksa ministri do të fliste mbi kodin e ri të etikës, deputeti Noka e akuzoi ashpër ministrin se gënjen dhe se ka hequr nga puna plot 800 efektivë. “Tahiri e ka mbushur policinë me trafikantë. Tahiri po ofendon policinë, është palo trafikant”, është shprehut deputeti Noka.

Ndërsa ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është shprehur se Kodi i ri i Etikës sjell standarde të reja në polici, teksa theksoi se e gjetën policinë të zhytur në korrupsion. Pas debateve të ashpra mes Tahirit dhe Nokës, kreu i komisionit Spartak Braho është detyruar të ndërpresë mbledhjen, për të rinisur pas pak minutash.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button