Rajoni

Kremlini kundër Sofjes: Sigurimi i armëve për Ukrainën është një tjetër akt armiqësor

“Një akt tjetër armiqësor” – kështu e përcaktoi Rusia vendimin e qeverise te Bullgarisë për të ofruar ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zaharova, “kjo do të çojë në përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve tashmë të mjerueshme dypalëshe”.

“Tani Sofja gjithashtu është përgjegjëse në një shkallë të plotë për zgjatjen dhe përshkallëzimin e konfliktit në Ukrainë, mijëra viktimat civile, shkatërrimin e infrastrukturës civile dhe minimin e sigurisë në Evropë “, komentoi agjensia zyrtare ruse TASS.

Gati pesë orë u nevojitën deputetëve për të vendosur që Bullgaria të japë ndihmë ushtarake dhe teknike Ukrainës. Propozimi i GERB-SDS dhe “Bullgaria Demokratike” u miratua me 175 vota “pro”, 49 “kundër” dhe një abstenim. BSP dhe “Vëzrazhdane” votuan kundër vendimit të shumicës, ndërsa partia e ish ministrit në detyrë Stefan Janev “Ngritja bullgare” çuditërisht e mbështeti. Qeveria e përkohshme pritet të dorëzojë brenda 30 ditëve projektvendimin për dërgimin e armëve.

Gjatë debateve, Daniell Llorer nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” theksoi se është cinizëm të ruash armatimet sovjetike të shekullit të kaluar dhe të pretendosh se dëshiron një ushtri bullgare të gatshme luftarake për të garantuar sigurinë tonë.

Kryetarja e BSP-së Kornelija Ninova kujtoi qëndrimin e partisë se interesi kombëtar kërkon që ne të mos sigurojmë armë, sepse kjo do të na bënte palë në konflikt.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button