Teknologji

Robear, roboti që shërben si infermier për personat me aftësi të kufizuara

Një robot i bardhë në formë ariu ngre dhe ndihmon pacientët me aftësi të kufizuara, të paralizuar duke i lëvizur nga krevati apo për ti çuar në tualet.

robotQuhet Robear, dhe është një robot- infermier i specializuar nga Riken Brain Science Institute që po përhapet në spitalet e Japonisë për shkak të efikasitetit të tij.

Robear peshon 140 kilogramë dhe drejtohet nga një softëare dhe tre tipe sensorësh, në mesin e tyre struktura të ndërtuara prej gome.

Kjo shpikje e shkencëtarëve japonezë është bërë për shkak se plakja përbën një shqetësim të madh për autoritetet japoneze, pasi çdo vit janë gjithnjë e më shumtë pacientët që kanë nevojë për kujdes në shtëpi.

Robear në sajë të teknologjisë inovative është në gjendje që të ngrejë dhe zhvendosë pacientët në mënyrë delikate dhe pa mundim.

Përmes krahëve mekanikë, roboti- infermier është në gjendje që të ngrejë deri në 180 kilogramë./a.y/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button