Rajoni

Korporata kineze COSCO merr kontrollin e Portit të Pireut

Zyrtarët kinezë thonë se kanë marrë masa për të larguar të gjitha shqetësimet e publikut pas marrjes në pronësi të portit më të madh detar të Greqisë nga korporata COSCO.

Parlamenti grek ratifikoi marrëveshjen e blerjes së shumicës së aksioneve të Autoritetit Portual të Pireut nga korporata kineze “COSCO Shipping”.

Sipas marrëveshjes, COSCO Shipping do të paguajë rreth 311 milionë dollarë amerikanë për të blerë shumicën e aksioneve. Ndërkohë pasi të investojë 334 milionë dollarë për përmirësimin e infrastrukturës gjatë pesë viteve të ardhshme, COSCO do të marrë edhe 16 për qind të aksioneve me vlerë prej 98 milionë dollarësh.

Gjiganti kinez e nënshkroi një marrëveshje 35-vjeçare me Greqinë për menaxhimin e dy terminaleve qendrore që në vitin 2008 dhe u bë i vetmi ofrues për blerjen e shumicës së aksioneve disa vite më vonë. Megjithatë, marrja e kontrollit mbeti pezull pas ardhjes në pushtet të kryeministrit Alexis Tsipras.

Fu Chengqiu, menaxher i përgjithshëm i Terminalit të Kontenierëve të Pireut, thotë se zotërimi i shumicës së aksioneve nga COSCO nuk duhet të shihet si një kërcënim.

“Toka dhe të gjithë burimet i përkasin popullit të këtushëm dhe ata gjithashtu do të kenë mundësi të punësohen këtu, ndërsa nga pala kineze ka vetëm 7 drejtues të lartë menaxhues. Edhe pse presim rezultate më të mira nga investimet, tani jemi duke u përqendruar tek ofrimi i disa përfitimeve sociale për Greqinë. Ne duam që t’i ndajnë arritjet tona dhe njëherësh që vendasit të na besojnë dhe mbështesin. ”

Privatizimi i burimeve shtetërore është një nga mënyrat e planifikuara nga Greqia për të paguar borxhet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button