Ekonomia

Investimet publike kalojnë nga “Ahmetaj” tek “Ahmetaj”

Kur kryeministri Rama krijoi rishtas ministrinë e Ekonomisë në vitin 2013 dhe në krye të saj emëroi një nga personat më të besuar të tij, Arben Ahmetajn, fill më pas e pajisi atë me funksione të rëndësishme, që deri atëherë i kishin pasur ministritë e tjera.

Një ndër këto funksione ishin investimet publike, të cilat iu hoqën Ministrisë së Financave dhe i kaluan asaj te Ekonomisë. Kështu çdo projekt investimi publik nuk mund të financohej pa vulën e Ahmetajt. Por kjo hallkë e re në zinxhirin e investimeve e ka penguar realizimin e tyre dukshëm dhe kjo është evidentuar edhe në raportet e monitorimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Por, dyshimi që çelësat e investimeve nuk mund t’i mbajë askush tjetër veç Ahmetajt, u vërtetua së fundmi. Në ditën qe Arben Ahmetaj ka nisur drejtimin e Ministrisë së Financave pohoi se do të merrte me vete edhe strukturën e investimeve publike. Kjo është bërë fakt tashmë.

Zv/ministrja e Financave, znj. Irena Beqiraj ka konfirmuar për Monitor se tashmë struktura e investimeve publike i ka kaluar sërish dikasterit të financave.

Kalimi i funksioneve më të rëndësishme publike në varësi të një personi është një rast i paprecedent në historinë e ndarjes së funksioneve qeveritare shqiptare.

Ministria e Ekonomisë nën drejtimin e Ahmetajt u shndërrua në një dikaster hibrid ku u bashkuan funksione që nuk kishin lidhje me njëra -tjetrën, si investimet publike, turizmi, inspektimi i karburanteve etj. Tani që Ahmetaj drejton një dikaster tjetër dhe ka marrë më vetë edhe strukturën e investimeve nuk është çudi që edhe turizmi dhe koncesionet të kalojnë tek Ministria e Financave.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button