Ekonomia

Qeveria kërkon rritjen e kuotave të shtetit shqiptar pranë BERZH-it

ccccMinistria e Financave është duke përgatitur dhe dërguar për miratim projektligjin mbi rritjen e kuotave të shtetit shqiptar pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Projektligji konsiston në rritjen e kuotave me 357 aksione të reja, duke e rritur në 1187 kuotën e aksioneve të qeverisë shqiptare pranë BERZH, me një vlerë totale prej 143 milionë dollar.

Me ligjin  “Për anëtarësimin e Republikës së Shqipërisë në institucionet financiare ndërkombëtare (FMN, BERZH, IFC, IDA)” vendi ynë është anëtar me të drejta të plota pranë Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) (pjesë e grupit të Bankës Botërore) dhe zotëron 830 aksione të nënshkruara me një vlerë totale prej 100 milionë dollarë.

Banka Botërore është një nga institucionet financiare, e cila ka përkrahur dhe financuar qeverinë shqiptare në shumë projekte. Totali i projekteve të financuara nga Banka Botërore në vite është rreth 1 055 milionë euro dhe projektet kanë qenë në fushën e arsimit, shëndetësisë, menaxhimit të tokës, infrastrukturës rrugore.

Marrëveshjet e firmosura për vitet 2014-2015 ndërmjet qeverisë shqiptare dhe Grupit të Bankës Botërore kapin shifrën rreth 440 milionë euro. Mund të përmendim me interes projektin “Përmirësimi i sistemit shëndetësor”, marrëveshjen për kredinë prej 65,9 milionë euro për projektin “Mirëmbajtja dhe siguria rrugore bazuar në rezultate”, projektin në fushën e energjisë me vlerë 112 milionë euro, projektin në fushën e mjedisit në shumë 7.3 milionë euro etj

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button