roze

Ariana Grande, romancë me një nga djemtë e One Direction

Ariana Grande është parë në orët e para të mëngjesit të djeshëm të largohet nga shtëpia e anëtarit të grupit One Direction, Nial Horan.

Këngëtarja 21-vjeçare aktualisht ndodhet në Londër për turneun e saj botëror “The Honeymoon” dhe vetëm dy ditë pas thashethemeve që nisën të qarkullonin për një marrëdhënie të mundshme mes saj dhe Nial, Ariana i ka “hedhur benzinë zjarrit”.

Nëpër mediat “online” kanë nisur të qarkullojnë disa fotografi, ku Ariana shihet teksa largohet nga vila e Nial, rreth orës 3 të mëngjesit.

Ariana është ndarë nga i dashuri i saj Big Sean në muajin prill, vetëm pas 8 muajsh lidhjeje. Gjithashtu, në fillim të kësaj jave u raportua se Nial i ka dhënë fund marrëdhënies së tij me bukuroshen australiane Melissa Whitelaw.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button