Kronika

Kurbin, seri grabitjesh me dhunë, policia në kërkim të 4 grabitësve të armatosur

Një seri grabitjesh me dhunë ndodhën dje nga një grup prej katër personash. Në zonën e kryqëzimit të Gjormit në Kurbin, ata i grabitën me dhunë një automjet Benz me targë AA 332 LE shtetasit me iniciale A.SH., banues në Kamëz.

policia123Pak minuta më vonë, të njëjtët persona ndaluan një automjet në superstradën Kurbin-Fushë Krujë në orën 2 të mëngjesit dhe grabitën me dhunë drejtuesin e mjetit dhe personat që ishin me të pasagjerë.

Më pas, grabitën një automjet në lagjen numër 4 në Laç, në pronësi të një shtetasi. Policia e Lezhës ka ngritur postoblloqe të shumta për arrestimin e autorëve, ndërsa mësohet se janë sekuestruar tre mjetet e përdorura në grabitje.

Të katër grabitësit kanë ikur në këmbë dhe nga seria e sulmeve që kanë bërë rezultojnë të jenë të rrezikshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button