Rajoni

Ja propozimet që Greqia i ka dërguar kreditorëve ndërkombëtarë

greqia_situataaaTë enjten në mbrëmje vonë, qeveria greke ka dorëzuar propozimin për paketën e reformave, që pritej prej shumë kohësh, që do të shkojë paralel me kërkesën e të mërkurës për një paketë të re shpëtimi.

Paketa që u është dërguar kreditorëve përfshin tre dokumente: së pari një letër nga Kryeministri; së dyti një letër më të detajuar nga ministri i financave dhe së treti një plan reformash me 13 faqe, që duhen plotësuar para se të fitohet ndihma shpëtuese.
Financial Times ka zbuluar se cilat janë propozimet, duke i krahasuar ato me kushtet e kreditorëve:

Në sistemin e TVSH-së, Athina zotohet –ashtu siç kanë kërkuar kreditorët –të gjejë të ardhura të reja që arrijnë deri në 1% të PBB-së (rreth 1.8 miliardë dollarë) çdo vit. Greqia gjithashtu i është nënshtruar kërkesave të kreditorëve për të lejuar që ushqimi i përpunuar të taksohet në normën standard prej 23%.

Propozimet greke gjithashtu përfshijnë një nga lëshimet e fundit të kreditorëve –hotelet të kenë një kufi TVSH-je më të ulët prej 13% – por ai duket të ketë një element që mund të rezultojë problematik: një normë të ulët të veçantë për ishujt (kreditorët kishin kërkuar një të vetme).

Në reformën e pensioneve ka ende disa dallime. Reforma legjislative e pensioneve të vitit 2012 nuk do të zbatohet deri në tetor 2015, sipas planit grek, ndërsa kreditorët donin që ai të kryhej menjëherë.

Por për një element –zbatimi i masave për të rritur moshën efektive të daljes në pension në 67 vjeç duke filluar nga 2022 dhe anashkalimi i një granti solidariteti për pensionistët më të varfër deri në dhjetor 2019 – Athina duket se ka lëshuar pe.
I mbetet trios së monitoruesve të Greqisë –Komisioni Europiane, ECB dhe FMN të vlerësojë propozimet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button