Ekonomia

AIDA fton gratë sipërmarrëse të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë CIFTIS

Agjencia e Zhvillimit të Investimeve AIDA fton gratë sipërmarrëse të marrin pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tregtisë CIFTIS për tregtinë e shërbimeve, i cili mbahet në fund të muajit maj.

“Gratë sipërmarrëse në biznes në fushën e shërbimeve, informacionit, komunikimit, teknologjisë (TIK), biznesit dhe turizmit, të cilat janë të interesuara të marrin pjesë në këtë panair, do të jenë pjesë e trajnimeve, do të kenë mundësinë të ekspozojnë produktet e tyre si dhe do të mund të takohen me blerësit e tyre potencialë”, bëjnë të ditur burime zyrtare të AIDA-s.

Sipas burimeve të AIDA-s, Qendra Ndërkombëtare e Tregtisë do të ofrojë një hapësirë pa pagesë për Gratë Sipërmarrëse në Biznes dhe gjithashtu do të mbulojë shpenzimet e akomodimit të pjesëmarrësve të përzgjedhur.
Aplikimet dhe përzgjedhja e grave sipërmarrëse sipas AIDA-s do të mbyllet brenda muajit mars.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button