Ekonomia

2-mujori, rritet importi i kafes

Importi i kafes gjatë 2 muajve të parë të këtij viti u rrit ndjeshëm. Sipas statistikave fiskale të publikuara nga ministria e Financave, gjatë 2-mujorit të parë të vitit 2015 u importuan 1.376 ton kafe. Krahasuar me 2-mujorin e vitit 2014, gjatë periudhës janar-shkurt të këtij viti u importuan 479 ton kafe më shumë. Në 2-mujorin e vitit 2014 u improtuan 897 ton kafe.

Kafe11Gjatë muajit shkurt të këtij viti u importuan 738 ton kafe, ose 100 ton me tepër se sa në muajin janar. Referuar statistikave, në muajn janar u importuan 638 ton kafe.

Krahasuar edhe me muajin shkurt të vitit 2014 importi i kafes është gati dyfish. Në muajin shkurt të viti paraardhës u importuan 425 ton kafe.
Importi i kafes gjatë 2 mujorit janar shkurt në 5 vitet e fundit në sasi:

Viti                           Sasia

2010                      615
2011                   1.078
2012                   1.140
2013                      870
2014                      897
2015                  1.376

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button