Ekonomia

Plani për turizmin, Ahmetaj: Masa për pastrimin e plazheve dhe sigurinë

Ministri i Turizmit Arben Ahmetaj zgjodhi ishullin e Sazanit për të prezantuar planin e masave për sezonin e ri turistik.

Sipas tij, plani do të nisë nga pastrimi i plazheve, por vëmendje të veçantë do t’i kushtohet rendit publik dhe shmangies së trafikut.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dy javë më parë ka filluar pastrimin e plazheve, nëpërmjet Agjencisë së Bregdetit, në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, pasi pushteti vendor është në proces zgjedhor nuk është në gjendje ta përmbushë këtë detyrë”, tha Ahmetaj.

Po ashtu, vëmendje do t’i kushtohet rendit publik dhe qarkullimit të mjeteve, duke shmangur trafikun. “Me Ministrinë e Brendshme gjithashtu është hartuar edhe plani i monitorimit të akseve kryesore, jo vetëm për të evituar aksidentet, por edhe për të shmangur trafikun e madh që harxhon kohë dhe krijon probleme me rehatinë e grupeve turistike”, shtoi ministri Ahmetaj.

Nga ana tjetër, në fokus do të jetë dhe sinjalistika rrugore dhe ajo e destinacioneve. “Ministria e Transportit gjithashtu, dhe ajo e infrastrukturës po punon për sinjalistikën e rrugëve kryesore të përdorura nga qarkullimi turistik. Në të njëjtë kohë, bashkëpunimi nga të dyja agjencitë, qoftë Agjencia Kombëtare e Turizmit, qoftë ajo Bregdetit është fikusuar edhe tek sinjalistika e destinacioneve turistike, kulturore dhe historike”, nënvizoi kreu i MZHETTS.

Po kështu, sipas qeverisë, këtë vit për herë të parë në plazhe do të ngrihen qendra urgjence shëndetësore me autoambulanca të posaçme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button