Ekonomia

Aksioni kundër informalitetit, BB: Rrit mbledhjen taksave, ndihmon konkurrencën

banka 3Përfaqësuesja e Përhershme e Bankës Botërore në Tiranë. znj. Tahseen Sayed gjatë prezantimit të Raportit të rregullt ekonomik për Europën Juglindore iu përgjigj edhe interesimit të gazetarëve në lidhje me aksionin që po ndërmerr qeveria në luftë kundër informalitetit. Zyrtarja e lartë e BB-së kur u pyet nëse aksioni do të sjellë rritje të të ardhurave dhe nëse do të kemi korrigjim të rritjes ekonomike, u përgjigj se vlerëson aksionin pasi : Redukton informalitetin, rrit mbledhjen e taksave, ndihmon në konkurrencën e ndershme, si dhe në rritjen e biznesit dhe të sektorit privat. Sipas saj qëndrueshmëria e reformave është kryesore për të krijuar besim. Por. Znj.Sayed deklaroi se nuk jepte komente në lidhje me faktin nëse i gjithë ky aksion do të ndikonte në një rritje më të lartë ekonomike.
Ndërsa në lidhje me faktin se nëse janë masa të ashpra apo jo, gjobat e vendosura nga qeveria , ajo tha se është e rëndësishme që t’i komunikohen publikut qartësisht ato dhe duhen përdorur në drejtimin e duhur, për qëllimin e duhur.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button