Teknologji

Zbulim i ri, karikim sa mbyll e hap sytë i baterisë së veturave elektronike

Studentët e një universiteti të Holandës kanë zhvilluar një teknologji e cila baterinë e një veture elektrike e mbush për më pak se 4 minuta. Çelësi i kësaj teknologjie është tek ftohja e baterive gjatë mbushjes.

Një veturë e re sportive e cila rimbushet me energji elektrike për aq kohë sa do të mbushej me karburant fosil është prezantuar nga studentët e Universitetit për Teknologji të Eindhovenit në Holandë. Bateria e kësaj veture mbushet për vetëm 3 minuta e 56 sekonda. Distanca që kjo veturë mund ta përshkon me një mbushje të baterisë është 250 kilometra. Grupi i studentëve nga ky universitet kanë nisur punën për zhvillimin e kësaj pakoje të baterive në vitin 2022 e për qëllim kishin zvogëlimin e kohës së karikimit të baterisë së një veture elektrike. Gjatë zhvillimit, studentët ishin përqendruar në ftohjen e baterisë apo pakos së baterive. Me rimbushjen e shpejtë, zvogëlohet cilësia e baterive për shkak të tejnxehjes. Çfarë kanë bërë studentët është zhvillimi i teknologjisë për ftohjen e secilës qelizë të baterisë. Si rezultat, mbushja bëhet shumë më shpejt. Ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të aplikohet kjo teknologji tek veturat elektrike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button