Ekonomia

Misioni i FMN-së, të mërkurën viziton Tiranën

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të mbërrijë të mërkurën në Tiranë për të zhvilluar takimin e radhës me autoritetet shqiptare, ku në fokus të bisedimeve këtë radhë është analizimi i sistemit të financave publike.

Vizita e misionit të FMN-së vjen pas miratimit të transhit të radhës të kredisë që bordi i FMN-së i miratoi qeverisë shqiptare. Axhenda e bisedimeve me qeverinë shqiptare përfshin edhe diskutimet mbi zhvillimet makroekonomike, prespektivën e rritjes dhe situatën fiskale. Por burimet thanë se pjesë e diskutimeve do të jetë edhe struktura dhe qëndrueshmëria dhe menaxhimi i borxhit publik.

Sipas burimeve nga Ministria e Financave, misioni i FMN-së do të mbërrijë në Tiranë në datën 9 mars, ndërsa në axhendën e takimeve do të jenë Ministri i Financave, Arben Ahmetaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Genti Sejko.

Diskutimet e misionit të FMN-së me qeverinë shqiptare pritet të zgjasin deri në datën 22 mars, ku paraprakisht në këtë datë është vendosur edhe mbajtja e konferencës së përbashkët për mediat.

Bordi i drejtorëve Ekzekutivë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) njoftoi në datën 18 shkurt se ka miratuar rishikimin e pestë dhe të gjashtë të marrëveshjes me Shqipërinë, duke i hapur rrugë disbursimit të këstit prej 72.4 milionë euro dhe duke i çuar pagesat totale në rreth 226,8 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button