Kronika

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i RTSH-së, Enkelejdi Joti. Ja pozicioni i ri që merr në Qeveri (Dokumenti)

Dorëhiqet drejtori i përgjithshëm i Radio Televizionit Shqiptar, Enkelejdi Joti.

Përmes një shkrese drejtuar Këshillit Drejtues të RTSH-së, Joti ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme nga posti i cili mbante që prej vitit 2021.

Burime bëjnë me dije se ai është emëruar në mbledhjen e sotme të Qeverisë zv.ministër i Mbrojtjes dhe në fokus do të ketë Emergjencat Civile.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Më 15 nëntor 2021, u zgjodh si Drejtor nga Këshilli Drejtues i Radio Televizionit Publik Shqiptar me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit  Drejtues me tre të pestat e votave.

Enkelejd Joti ka mbajtur më herët postin e drejtorit të përgjithshëm të Top Media-s, për 12 vjet rresht, që nga 2003 deri në dhjetor të 2015 kur ai dha dorëheqjen. Nga viti 2017, ai ka qenë drejtori i ri i Qendrës Spitalore Nënë Tereza, ndërsa ne 15 nendor 2021, ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, ku u shpall fitues dhe mori 7 nga 9 vota të Këshillit  Drejtues.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button