Politika

Legisi: PS-LSI, bashkë edhe në 2017-n

Ndre Legisi, një prej socialistëve të orëve të para, që prej themelimit të PS-së, është rikthyer në qendër të vëmendjes së këtyre ditëve, pas pjesëmarrjes në Konventën e Partisë Agrare Ambientaliste, por edhe pas takimit me kryeministrin Edi Rama. Në një intervistë për “GSh”, Legisi u shpreh se nuk ka ndonjë ambicie për t’u rikthyer në politikë, por shton: “Kurrë mos thuaj kurrë”.

Ka qenë një nga kundërshtarët e bashkëpunimit PS-LSI, në 2013-ën, kur LSI-ja sapo u shkëput nga PD-ja në qeveri dhe u bashkua me PS-në, por tashmë sugjeron që ky bashkëpunim të vijojë, duke bërë që të dyja partitë, siç kanë ndarë qeverisjen, të ndajnë edhe përgjegjësitë.

Në këto kushte, bashkëpunimi PS-LSI është normal, sepse ato janë bashkë në qeverisje dhe do të dalin para votuesve me bilancin e punës 4-vjeçare. Nëse votuesit do t’u besojnë përsëri, kjo është një rrjedhë normale. Ashtu siç kanë ndarë dhe kanë qeverisur së bashku, të mbajnë edhe përgjegjësitë”, thotë Legisi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button