Kronika

Tahiri i kërkon Ramës rritje page për 11 mijë policë

Duke lëvduar punën e punonjësve të policisë, në homazh edhe të gjithë atyre që kanë dhënë jetën në krye të detyrës, Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i ka bërë kërkesë kryeministrit të shohë më përparësi rritjen e pagës për punonjësit e policisë.

“Kam një kërkesë për ju i nderuar kryeministër Rama, shihni me shumë përparësi për sa është e mundur rritjen e pagave për punonjësit e policisë. Brenda një mandati rritët deri në 25% pagat si në janar të 2014, por ju siguroj se 11 mijë punonjësve, lajm më të mirë se rritja e pagave nuk do mund të jepni. Ne po përmirësojnë në themel infrastrukturën, teknologjinë, për ta bërë më të lehtë përmbushjen e detyrës”- tha Tahiri.

Tahiri iu drejtua edhe me një mesazh 11 mijë punonjësve të policisë. “Mos u mërzisni, luftoni dhe fitoni cdo betejë. Kjo e akuzave dhe baltës së përditshme ndaj jush është vetëm politike”-tha ai.

Muri i Kujtesës

“Nëse ka një institucion shtetëror me rrezikshmëri më të lartë ku jeta lufton me krimin dhe vdekjen, është pikërisht ai i policit”- thuhet ne deklaraten e MB.

Kjo godinë e rikonstruktuar, nuk mund të mos linte gjurmë në kujtim për ata që lanë gjurmë, duke u kushtuar një memorial, atyre që rendit dhe sigurisë i kushtuan jetën.

“Muri i Kujtesës” bashkon në nderimin e përbashkët ndaj atyre që shtetit dhe shoqërisë i shërbyen me trimëri, vetëmohim, ndershmëri, përulësi dhe dinjitet.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button