Kronika

Horrori në Bërzhitë/ Zbardhet autopsia: Detajet e tmerrshme të torturimit të 74-vjeçares

E moshuara, e cila u gjet e pajetë, dy ditë më parë në banesën e saj në Bërzhitë të Tiranës, e lidhur këmbë e duar është mbytur nga persona ende të paidentifikuar me trikon e saj. ‘BalkanWeb’ ka arritur të sigurojë autopsinë mbi shkaqet e vdekjes së 74-vjeçares Fatime Hida.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se autorët i kanë mbuluar kokën dhe më pas i kanë futur një rrobë në gojë në mënyrë që ajo të mos bërtiste, gjë që i ka sjellë dhe asfiksinë.

E moshuara ishte e ve dhe jetonte e vetme pasi nuk kishte fëmijë, ndërsa ishte grabitur edhe herë të tjera. Sipas të afërmeve, grabitja e para e banesës së saj ka ndodhur në prill 2015, ndërsa pasi është dhunuar i janë marrë 2 milionë e 400 mijë lekë.

Të afërmit thonë se policia nuk bëri asgjë për grabitjen e parë. E moshuara jetonte me blegtori përballë kryeplakut të zonës, ndërsa shtëpia e saj ishte rikostruktuar nga një fondacion holandez para dy vitesh të cilët i kanë blerë edhe pajisje elektroshtëpiake.

Ky i fundit është shprehur se prej dy ditësh nuk e kishte parë të moshuarën të nxirrte bagëtitë, por duke qenë se dera e banesës ishte hapur ata nuk ka menduar se i ka ndodhur gjë.
Pasi kanë shkuar në banesë, kryeplaku ka gjetur të moshuarën në prag të derës, këmbë e duar të lidhur dhe në kokë ishte e mbuluar me një copë të zezë. Kryeplaku ka njoftuar menjëherë policinë e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe po vijon hetimet për zbardhjen e krimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button