Kronika

I dha 50 mijë euro gjyqtares, gjykata lë në burg Ilia Çabirin

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë për Ilia Çabirin, duke e lënë në burg.Po kështu Gjykata rrëzoi edhe kërkesën për pavlefshmëri të përgjimeve.

Çabiri është një nga tre të arrestuarit për ryshfetin prej 50 mijë eurosh ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Majlinda Andrea.

Sipas Prokurorisë, shtetasi Ilia Çabiri sëbashku me Eleni Linon ishin palë në procesin gjyqësor për një sipërfaqe toke prej 40 hektarësh në Butrint të rrethit të Sarandës.

Ndërkohë shtetasi Petraq Dashi shërbente si ndërmjetës.

Si mori bashkeshorti i gjyqtares 50 mije eurot- Shtetasi Odise Andrea, bashkëshorti i gjyqtares Majlinda Andrea ka marrë shumën e parave prej 50 mijë eurosh në këmbim të dhënies së vendimit në favor të shtetasit Ilia Çabiri.

Sipas hetimeve të prokurorisë, Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë euro.

Në fakt, këtë shumë, i dyshuari Petraq Dashi ia dorëzon bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, shtetasit Odhise Andrea, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino”, sqaron prokuroria.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button