Ekonomia

2014 – BSH: Rezerva valutore u rrit me 8%

Rezerva valutore bruto, është rritur me rreth 177.35 milionë euro, ose 8%, duke regjistruar në fund të muajit dhjetor 2014 vlerën totale prej 2,192.34 milionë euro. Banka e Shqipërisë argumenton se, faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e rezervës bruto janë: 1-Veprimet e lidhura me aktivitetin e Ministrisë së Financave që kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 124.30 milionë euro, sipas zërave:

Hyrje neto nga veprimet valutore me Bankën e Shqipërisë për 24.10 milionë euro,
Hyrje neto nga lëvrimi i huave të dhëna nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), Agjencia Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), rinovimi i titujve afatshkurtër, etj., në masën 350.18 milionë euro,
Hyrje nga blerjet e valutës në treg dhe të tjera 25.82 milionë euro,
Transferta, përfshirë dhe shërbimin e borxhit 275.80 milionë euro.
2-Veprimet e bankave të nivelit të dytë dhe subjekteve të tjera kanë pasur ndikim negativ në shumën 51.17 milionë Euro, sipas zërave:
Derdhje nga bankat e nivelit të dytë në llogarinë e tyre pranë Bankës së Shqipërisë, për plotësimin e rezervës së detyrueshme, për veprime që lidhen me kapitalin etj., 161.22 milionë euro,
Transferta 211.28 milionë euro,
Dalje neto për llogari të subjekteve të tjera (ASD, etj.) 1.11 milion euro.
Veprimet e Bankës së Shqipërisë kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 32.68 milionë euro, sipas zërave të mëposhtëm:
Blerje e valutës nga bankat e nivelit të dytë dhe institucione të tjera në shumën 17.20 milionë euro: (10.30 milionë euro nga bankat dhe 6.90 milionë Euro nga institucione të tjera),
Të ardhurat e siguruara nga investimi i rezervës valutore llogariten në rreth 31.86 milionë euro. Këto të ardhura përfaqësojnë, në pjesën kryesore, interesa dhe kupona, dhe janë të llogaritura në bazë cash-i,
Shlyerja e detyrimeve të Bankës së Shqipërisë ndaj FMN-së, 6.60 milionë euro,
Transferta rreth 9.78 milionë euro.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, faktorët e tregut kanë pasur ndikim pozitiv në shumën 71.54 milionë eurove, lidhur me luhatjet në kursin e këmbimit të monedhave në përbërje të rezervës valutore që kanë ndikuar pozitivisht në vlerën e rezervës bruto të raportuar në euro, duke regjistruar një efekt rreth 80.25 milionë euro, efekti i rivlerësimit për portofolin, për rrjedhojë edhe në luhatjen e normave të interesit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button