Muzike

Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj të enjten sjellin bashkëpunimin e tyre të dytë

Alban Skënderaj dhe Dafina Zeqiri janë bërë bashkë për një tjetër bashkëpunim.

Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar fansat përmes rrjeteve sociale se kanë gati duetin e radhës.

Ata mes tjerash bëjnë të ditur se kjo këngë do të lansohet më 13 korrik (e enjte).

Albani dhe Dafina disa muaj më parë lansuan duetin e tyre të parë të titulluar “Copa Copa”.

Kjo u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe tani ka kaluar shifrën e 16 milionë klikimeve në YouTube. /Telegrafi/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button