Zgjedhjet lokale 2015

Erion Veliaj fton në debat publik kundërshtarin e tij për Bashkinë, Halim Kosova

Erjon Veliaj kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Tiranës, ftoi kundërshtarin e tij, kandidatin e djathtë, Halim Kosova në një përballje publike nesër (të enjten) në ora 21:00.

Ish-Ministri i Mirqënjes Sociale ftesën e bëri sot gjatë një dëgjese me sipërmarrës të bizneseve të vogla në Tiranë. Sipas Veliajt, politika duhet të fokusohet tek sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, pasi janë ata që gjenerojnë punësim dhe zhvillim.

“Ka ardhur momenti për të bërë një debat public mes kandidatëve, për të ballafaquar projektet dhe për të marrë përgjegjësit mbi supe. Jam gati dhe ftojë z. Halim Kosova të përballemi nesër në ora 21:00 në një debat publik. Mendojë se Shqiptaërt duhet të shohin kë kanë përballë”, tha Veliaj.

Duke folur për biznesin e vogël e të më mesëm, Veliaj tha se Bashkia duhet të fokusohet tek bizneset e vogla dhe të krijoi një program specifik për këtë kategori sipërmarrësish.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button