Zgjedhjet lokale 2015

KQZ shqyrton ankimimin e PS-së për bashkinë Kurbin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po shqyrton të mërkurën kërkesën ankimore të Partisë Socialiste, që kundërshton vendimin e KZAZ-së nr.15, për regjistrimin e kandidatit të koalicionit “Aleanca Popullore për Punë dhe Dinjitet” për kryetar të Bashkisë Kurbin, Ilir Pjetraj.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti u shpreh kundër kësaj ankese, pasi sipas tij, regjistrimi i kandidatit Pjetraj është në respekt të ligjit dhe nuk ka asnjë arsye të kundërshtohet.

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ do të miratojë gjithashtu dhe përmbajtjen e fletës së votimit, sipas shortit të hedhur, për kandidatët për kryetar të bashkive, Kavajë, Rrogozhinë, Vorë, Konispol, Himarë, Finiq, Delvinë, Fushë Arrës, Pukë dhe Vau-Dejës.

Po ashtu, Komisioni Zgjedhor do të miratojë dhe përmbajtjen e fletës së votimit për anëtarë në këshillat e bashkive në zonat zgjedhore të mësipërme.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button