Ekonomia

Matësat, Gjiknuri: Tarifa e kolaudimit s’do paguhet nga qytetarët

Tarifa 2,780 lekë për kolaudimin e matësve të energjisë nuk do të paguhet nga qytetarët. Kështu është shprehur Ministri Damian Gjiknuri në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese.

Ai tha se tarifa është vendosur nga Qeveria Berisha dhe se është përfshirë në çmimin e energjisë që paguajnë aktualisht qytetarët. Shqyrtimi i Buxhetit 2017 të Ministrisë së Energjitikës u shoqërua me replika të ashpra dhe me fyerje nga ana e deputetëve të djathtë.

Deputeti i PD, Helidon Bushati, akuzoi Gjiknurin se po zhvatnin 1.100.000 mijë familje përmes tarifës së kolaudimit të matësve.

Gjatë paraqitjes së buxhetit të vitit 2017, Gjinkuri tha se situata e mirë financiare nëpër të cilën po kalon ky sektor ka bërë të mundur aplikimin e skemave të reja lehtësuese për abonentët debitorë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button