Muzike

Maria Callas kujtohet në Tiranë, sopranoja e famshme vlerësohet në 100-vjetorin e lindjes

Emri i sopranos amerikano-greke Maria Callas sjell menjëherë tek publiku jo vetëm imazhin e artistes me famë botërore të njohur për interpretimet dramatike dhe zërin e saj, por edhe historinë e dashurisë me Onassis.

Ndaj në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së Callas në Tiranë u mbajt një mbrëmje dedikuar të gjithë krijimtarisë artistike të sopranos.

Arti i interpretimit të saj i mbetur si një thesar i çmuar në repertorin e zërave lirik bëri bashkë në aktivitetin e organizuar nga ambasada greke ne Shqipëri personalitete të artit, kulturës, por edhe përfaqësues të diplomacisë, sikurëse ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

“Maria Callas njihet gjerësisht si figura kryesore e operës së shekullit të 20, e vlersëuar ndërkombëtarisht. Callas me edukimin e saj të jashtëzakonshëm  dhe aftësinë intepretuese, revolucionarizoi kaq shumë operan saqë tani bëjmë dallimin e periudhave para dhe pas saj. Soprano na shtoi kulturën e lartë dhe atë popullore me shkathtësinë lirike dhe atë dramatike”, tha ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Konstantina Kamitsi.

Pas Tiranës ky koncert do të mbahet edhe në Vlorë gjatë mbrëmjes së kësaj të shtune në teatrin Petro Marko.

Maria Callas e ndau jetën e saj mes Amerikës, Greqisë dhe Francës, aty ku la frymën e fundit më 16 shtator 1977.

Ajo interpretoi disa prej roleve më të njohura të skenave operistike si Aidën e Verdit, Ledi Makbeth e shumë të tjera, duke u kthyer në një ikonë të shekullit të 20.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button