Kronika

Nis viti i ri shkollor, shkollat hapin dyert për 392 mijë nxënës

Ka nisur sot procesi mësimor për 392 mijë nxënës në të gjithë shkollat 9-vjeçare dhe ato të mesme në vend.

Janë 27 mijë vogëlushë të cilët janë ulur për herë të parë në bankat e shkollës, në klasat e para, për të nisur rrugën e gjatë të arsimimit drejt dijes.

Kanë qenë pikërisht ata të cilët kanë përcjellë shumë emocion, por dhe lot në këtë ditë të parë të shkollës, ndonëse e kanë pritur me padurim.

Në shkollën “Fan Noli” në Tiranë dukej se gjithçka ishte gati për një fillim të mbarë të këtij viti mësimor, madje në hyrje të shkollës ka patur edhe masa sigurie.

Edhe këtë vit do të ketë shkolla të cilat do të vijojnë mësimin me turne për shkak të numrit të madh të nxënësve.

Ndërkohë që do të jenë vetëm tre gjimnaze ku mësimi do të zhvillohet paradite dhe mbasdite, pasi një pjesë e tyre janë rikonstruktuar. Për gjimnazistët këtë vit do të ketë lehtësria, pasi tesktet shkollore janë reduktuar nga 18 në 13 lëndë.

Për vitin e ri shkollor janë rikonstruktuar 126 shkolla dhe 155 mijë nxënës do të mësojnë me tekste të reja të unifikuara me sistemet europiane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button